Acetamol 500 MG – 20 Tableta

373 L

Acetamol 500 MG është një medikament oral që përmban përbërësin aktiv Paracetamol. Paracetamoli vepron duke ulur temperaturën (antipiretik) dhe duke lehtësuar dhimbjen (analgjezik). Acetamoli përdoret tek të rriturit dhe adoleshentët trajtimin e kushteve me temperaturë si gripi. Gjithashtu përdoret për dhimbje me origjinë dhe natyrë të ndryshme (dhimbje koke, nevralgji, dhimbje muskulore dhe manifestime të tjera të dhimbshme të moderuara).

Compare

Description

Udhëzime për përdorim
Përdoreni gjithmonë këtë medikament saktësisht siç përshkruhet në këtë fletëudhëzues ose siç udhëzohet nga mjeku ose farmacisti juaj. Nëse keni dyshime, konsultohuni me mjekun ose farmacistin tuaj.
Të rriturit – Doza e rekomanduar është 1 tabletë, për t’u përsëritur nëse është e nevojshme pas 4 orësh, pa i kaluar 6 doza në ditë. Në rast dhimbjeje të forta ose temperaturë të lartë, 2 tableta nga 500 m, mund të përsëriten nëse është e nevojshme pas jo më pak se 4 orësh.
Tek të rriturit, doza maksimale orale është 3000 mg acetaminofen në ditë.