Description
Përshkrimi i Produktit
Brightening Vit-C Gel Cream është një krem i lehtë, pa yndyrë, i përshtatshëm për përdorim gjatë gjithë ditës. Ai përmban Vitaminë C të patentuar dhe të stabilizuar, e cila lufton njollat e errëta dhe rrudhat e para, duke siguruar hidratim dhe shkëlqim. Ky krem rrit vëllimin dhe dendësinë e lëkurës duke aktivizuar prodhimin e kolagjenit dhe acidit hialuronik, ndërsa rikthen ndriçimin dhe tonin e njëtrajtshëm të lëkurës. Në të njëjtën kohë, mbron lëkurën nga drita blu e pajisjeve elektronike.
Përbërësit Aktiv:
- Vitaminë C e patentuar – Me 69.4% fuqi antioksidante më të madhe sesa vitamina C e pastër, pasi nuk oksidohet, duke ruajtur efektivitetin maksimal deri në pikën e fundit!
- Fosfolipidet e lulediellit – Luftojnë radikalet e lira dhe ofrojnë mbrojtje nga rrezatimi UV, duke parandaluar shfaqjen e parakohshme të rrudhave.
- Provitalamina B5 (Pantenol) – Siguron hidratim të thellë, parandalon humbjen transepidermale të ujit, qetëson irritimet, riparon dhe promovon rigjenerimin e lëkurës.
- Niacinamide (formë ujore e Vitaminës B3) – Ndihmon në ruajtjen e lagështisë, qetëson dhe redukton irritimin dhe inflamacionin, dhe rikthen shkëlqimin e lëkurës.
- Aloe Vera – Ofron hidratim dhe qetësim për irritimet e lëkurës.
Përdorimi
Apliko çdo ditë, në mëngjes dhe/ose në mbrëmje, mbi lëkurë të pastër dhe të thatë, në fytyrë, qafë dhe dekolte. Për rezultate të dukshme në reduktimin e njollave dhe shenjave të plakjes, rekomandojmë përdorimin e kombinuar me Brightening Vit-C Serum dhe City Guard Anti-Pollution Day Cream SPF 50. I përshtatshëm për përdorim para makijazhit.
Përbërësit
Aqua, Glycerin, Ethyl Oleate, HDI / Trimethylol Hexyllactone Crosspolymer, Glyceryl Stearate Citrate, 3-o-Ethyl Ascorbic Acid, Caprylyl Methicone, Panthenol, Niacinamide, Tocopherol, Aloe Barbadensis Leaf Juice, Parfum, Microcrystalline Cellulose, Polyglyceryl-3 Stearate, Cellulose Gum, Hydrogenated Lecithin, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Hydroxyethyl Acrylate / Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Polysorbate 60, Sorbitan Isostearate, Phenylpropanol, Propanediol, Caprylyl Glycol, Potassium Sorbate, Sodium Benzoate, Silica, Citral, Citronellol, Limonene, Linalool, Mica (CI 77019), Titanium Dioxide (CI77891).