Description
Përshkrimi i Produktit
Rilastil Daily Care është një pastrues për fytyrën dhe sytë në formë qumështi. Përdoret për lëkurat sensitive,të thata dhe shumë të thata. Qumështi pastrues heq makeup-in dhe papastërtitë e lëkurës duke i dhënë shkëlqim. Gjalpi Shea ushqen, zbut dhe hidraton lëkurën. Acidi hialuronik i jep gjallëri dhe rrit elasticitetin e saj. Formula e saj që nuk bllokon poret mundëson që lëkura të marrë frymë lirisht.
Përdorimi
Hidhni një sasi produkti në pambuk dhe pastroni fytyrën, sytë dhe qafën. Fshijeni lehtë për të hequr tepricën e produktit ose lajeni me ujë.
Paralajmërime
- Për përdorim të jashtëm.
- Shmangni kontaktin e drejtpërdrejtë me sytë.
- Mbajeni larg fëmijëve.
- Ruajeni në vend të thatë në temperaturën e dhomës.
- Qumështi pastrues është jo komedogjen (nuk bllokon poret) dhe hipoalergjik.
- I testuar klinikisht për nikel, kobalt, krom, paladium dhe mërkur.
Përbërësit
Aqua (Ujë), Palmitat Etilheksil, Glicerinë, Gliceride PEG-6 Kaprilik/Kaprik, Alkool Cetearili, Vaj Farash Helianthus annuus (Luledielli), Glutamat Olivoil Natriumi, Glicerinë Stearati, Butirospermum Parkii (Gjalp Shea), Glicirizade Dikaliumi, Hialuronat Natriumi, Natrium ADN, Carbomer, Arginine, Gomë Xanthani, Tokoferol, Fenoksietanol, Klorfenesin, Acid Benzoik, Benzoat Natriumi, Sorbat Kaliumi, Parfum.