Description
Përshkrimi i Produktit
Nutriben Confort është një formulë me proteina hirre të hidrolizuara pjesërisht, e krijuar posaçërisht për të ndihmuar në trajtimin e çrregullimeve të lehta të tretjes, si dhimbjet e barkut dhe kapsllëku tek foshnjat.
Përbërje unike për tretje më të lehtë:
✔️ 10% Trigliceride me zinxhir të mesëm – Përmirësojnë tretjen dhe ndihmojnë në lehtësimin e kolikave.
✔️ 50% Laktozë – Favorizon tretjen dhe ndihmon në reduktimin e kolikave.
✔️ Prebiotikë – Mbështesin një florë të shëndetshme të zorrëve dhe përmirësojnë lëvizshmërinë intestinale.
✔️ Pa vaj palme – Për një formulë më natyrale dhe të përshtatshme për foshnjat.
Përdorimi
Lani duart dhe të gjitha pajisjet që nevojiten për përgatitjen e qumështit.
Valohet uji dhe lihet të ftohet deri në temperaturën 45°C.
Shtoni sasinë e duhur të qumështit dhe përzijeni deri në tretje të plotë.
Respektoni raportin e mëposhtëm:
- 2 lugë qumësht në 60ml ujë, për fëmijët 0-2 javësh
- 3 lugë qumësht në 90ml ujë, për fëmijët 2-8 javësh
- 5 lugë qumësht në 150ml ujë, për fëmijët 2-3 muajsh
- 6 lugë qumësht në 180ml ujë për fëmijët 3-6 muajsh
- 8 lugë qumësht në 240ml ujë, për fëmijët mbi 6 muajsh
- Para se ti jepni qumësht fëmijës provoni nxehtësinë duke hedhur disa pika në dorë.
- Sasia që mbetet nuk përdoret më. Qumështi përdoret deri në një muaj pas hapjes.
Kujdes:
Para se të vendosni të plotësoni ose të zëvendësoni qumështin e gjirit me këtë produkt, këshillohuni me pediatren. Nëse ju përdorni për ushqyerje një shishe me biberon, foshnja të refuzojë ushqyerjen me gji.